Gjendja shëndetësore e 3 muratorëve që dje mbeten të plagosur rëndë pas rrëzimit të skelës në një pallat në rrugën “Faik Konica” në Tiranë paraqitet e stabilizuar.
Familjarët e 3 personave të plagosur kanë refuzuar të japin detaje për ngjarjen qoftë edhe jashtë kamerës për Report Tv duke u justifikuar me mungesën e informacionit, ndërsa janë ata që konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Aktualisht në spitalin e traumës janë të shtruar tre punëtorët e firmës “Syla”, Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku.
Mësohet se Euglidios Lika ka qenë në katin e katërt në momentin e shkëputjes së skeles
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën 31-vjeçari Ergys Brahimaj punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi”, si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmës skela “Syla”. /l.m