Këto janë disa gjëra të cilat femrat i bëjnë kur nuk u pëlqeni më:
Nuk Komunikoni si më parë
Më parë keni komunikuar normalisht, ndërkaq tani nuk inicion kurrfarë teme dhe tregon se nuk shqetësohet fare rreth kësaj.
Justifikimet
Kur dëshironi të dilni bashkë, do të gjejë ndonjë justifikim në mënyrë që t’ju refuzojë. Më parë mezi ka pritur, ndërsa tani jo.
Nuk ka humor të mirë
Kur është afër jush, në vend që të jetë në humor të mirë, ajo është nervoze dhe çdo gjë e pengon. Disa gjëra të cilat i bëni e bëjnë nervoze, ndërsa më parë nuk e kanë penguar. Nëse nuk është në SPM (stres paramenstrual), pyeteni pak veten.
Është e heshtur
Në të shumtën e rasteve hesht dhe ju mund ta vëreni që diçka nuk është në rregull. Bisedoni me të që të shihni se çfarë e mundon.
Nuk kujdeset për ju si më parë
Më herët interesohej për ju, për ndodhitë tuaja, ndërsa tani disa gjëra as që i vëren. Fokusohet më shumë në gjërat e veta.
Nuk i ndan ndjenjat e veta me ju
Më parë ju tregonte si ndihej, çfarë po i ndodhte, ndërsa tani ju mban larg gjithë këtyre gjërave. /l.m