Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso reagoi nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’ në lidhje me kryetarin e ri të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ai shprehet se ish-deputeti i Lezhës do të largohet nga detyra e re për t’u përballur me drejtësinë, për shkak se akuzohet për përfshirje në skemën e blerjes së votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016. Skema u zbardh nga përgjimet e medias gjermane ‘’Bild’’.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHJTJET ZGJEDHORE, IVI KASO:
Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.
Lulzim Basha, patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!
Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme! /l.m