Për mbi shtatë vjet, një grua rumune, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u mbajt ne izolim mes torturash nga bashkëjetuesi i saj, nje 37-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane shkruajne sot se shqiptari eshte vene ne arrest shtepiak per keqtrajtim dhe dhune.
Ai per arsye xhelozie, e ndaloi atë të dilte nga shtëpia dhe të kishte një jetë shoqërore, i monitoronte rrjetet sociale, telefonat, madje kishte vendosur kamera ne banese qe ta ruante edhe ne kohen qe ai nuk ishte aty.
Gruaja ka perjetuar tmerr dhe dhune, pasi ai e rrihte sa here qe nuk ishte i kenaqur me sjelljen e saj. Madje e kercenonte me nje arme qe kishte ne banese se do ta vriste.
Vetem pas sherrit te fundit, kur ai po e rrihte ne pranie te femijeve, duke e akuzuar se kishte nje te dashur dhe me pas duke dhunuar edhe nje nga femijet, gruaja beri denoncimin ne polici.
g.kosovari