Mesfushori i Barcelonës Philipe Coutinho do të jetë një lojtar i Bayern Mynchen. Tashmë gjithçka është e kryer, dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i institutit të sportit të Barcelonës, Guilermo Amor.
“Mund të konfirmojmë një marrëveshje me Bajernin për transferimin e Coutinho”, deklaroi Amor, para fillimit të ndeshjes me Atletik Bilbao. Braziliani, është lënë gjithashtu jashtë të grumbulluarve për takimin e sotëm ndaj Bilbaos, dhe kjo gjë e konfirmon.
Coutinho dhe Barcelona prej muajsh po mundoheshin që të ndanin rrugët mes tyre.
Opsioni i parë ishte të rikthehej në Premier Ligë, por diçka e tillë nuk pëlqehej nga agjenti i lojtarit. Tashmë, Coutinho do të jetë pjesë e Bundesligës, ndërsa Barcelona nuk do ta ketë më në dispozicion, për ta përfshirë në operacionin për Nejmarin.
g.kosovari