Pasi Vladin Pjetri vendosi që të tërhiqet u largua nga posti i kryebashkiakut, Shkodra hedh hapin e radhës.
Prefekti i Qarkut të Shkodrës Cesk Millja ka marrë vendimin për të konstituar Këshillin Bashkiak të rrethit verior, të hënën.
Mbledhja e thërritur nga prefekti do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.
Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
Një ditë më parë, Valdrin Pjetri, me anë të një statusi në “Facebook”, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.
g.kosovari