Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pretendimet territoriale e kanë bllokuar dialogun dhe jo vendosja e taksës.
Në një status në Facebook, ai thotë se vetë kryeministrja Ana Bërnabiç, ka deklaruar se “Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë”
Statusi i Ramush Haradinajt
Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!
Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.
A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!
g.kosovari