E ardhmja e Mauro Icardit mbetet një çështje e nxehtë për tifozët zikaltër, të cilët ende nuk janë të qartë nëse argjentinasi do të largohet apo do të qëndrojë nën urdhrat e Contes, për të formuar ndoshta një dyshe të frikshme me Romelu Luakun.
Por duket se 26-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara nuk janë aspak të shqetësuar, përkundrazi, nëpërmjet disa fotove sensuale të realizuara në pishinë, reflektojnë lumturi.
Wanda, e konfirmuar edhe në këtë sezon si pjesëmarrëse në emisionin sportiv “Tiki Taka”, ka veshur një kostum të zi banjoje, që “fsheh” shumë pak nga fiziku i saj mbresëlënës. Çifti i shumëpërfolur vazhdon të dhurojë spektakël në rrjetet sociale.
g.kosovari