I nxehti përvëlues nuk do të jetë prezent as ditën e sotme.
Instituti gjeoshkencave parashikon se sot në mesditë priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe.
Parashikimi:
RESHJET
Sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe, në orët e mesditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 30 °C
në vendet e ulëta: 19 / 30 °C
në vendet malore: 13 / 26 °C.
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
/a.r