Kryeministri Edi Rama nuk nguron që të replikojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Këtë herë debati është përqendruar tek infrastruktura e turizimit, duke marrë shkas edhe nga një postim mbi projektin e rehabilitimit të Bulevardit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.
Një komentues i shpreh disa shqetësime kreut të qeverisë, ndërsa thekson se turistët e huaj nuk orientohen dot në vendin tonë.
Kaq ka mjaftuar që Rama t’i kthejë përgjigje, duke shtuar se;
“Ti shume mire qe po u qan hallin turisteve, po hajde gjeje pse turistet nuk ankohen, po u pelqen aq shume kjo Shqiperi kaq e share dhe e baterdisur nga gojartet shqiptare?”.
/a.r