Javë e çmendur për Adrian, nga West Ham United ku bëri vetëm 5 paraqitje sezonin 2018/19, u ble për të qenë hija e Alisson, kurse mbrëmë u shndërrua në hero. 32-vjeçari po e jeton një ëndërr.
Jurgen Klopp e ka krahasuar portierin e Liverpoolit, Adrian, me ikonën e boksit Rocky Balboa pasi spanjolli u bë hero duke pritur një penallti vendimtare kundër Chelsea në finale të UEFA Super Cup.
Pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutave në Stamboll, Adrian priti të vetmen penallti duke e dënuar Tammy Abraham dhe ia dhuroi trofeun “Redsave”.
“Çfarë tregimi. Adrian sikur Rocky pasi humbi kundër Apollo Creed”, u shpreh Klopp për BT Sport pas ndeshjes.
“Ai është me të vërtetë i zëshëm në dhomat e zhveshjes tani. Është bukur për të. Nuk mendoj se ka fituar shumë në jetën e tij, kështu që është bukur të fitosh diçka të madhe dhe të bëhesh i rëndësishëm në ndeshje gjithashtu. Të dy portierët kanë bërë pritje fantastike.
“ADRIAN!!!!!!!!”, thërret Klopp.
“ADRIAN!!!!!!!!”
Of course Jurgen Klopp has gone full Rocky Balboa on us 😂
🎤 @DesKellyBTS pic.twitter.com/BZzG4hNXxo
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 14, 2019
g.kosovari