Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës.
“Por, ne nuk jemi si Hollanda” – është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. 🌳🚴 ♂️🚍
Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës! 🌳🙌“, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.
g.kosovari