Zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës ndërsa jJanë djegur 15 hektarë dushqe dhe pisha.
Burime nga terreni thonë se përhapja e tij është aq e madhe saqë forcat zjarrfikëse kanë vështirësi për shuarjen.
Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur raste zjarresh në shtim, qoftë të qëllimshme ashtu edhe nga temperaturat e larta.
Ditën e djeshme, po në Ersekë në vendin e quajtur Antenat, banorët kishin ndezur zjarr për të pastruar tokën, duke shkaktuar dëme të tjera.
/a.r