Grabitet kasaforta e një pronari të një pike karburanti në fshatin Buçimas.
Policia bën me dije se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në banesën e shtetasit Valter Gora, pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari