Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotmë.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që kanë shkaktuar zjarrin në skaf.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.
g.kosovari