Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i kalojë mes maleve.
Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku shihet duke u larë në liqenin e Jazhincës në Kosovë.
“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.
Në mënyrë të vazhdueshme kreu i shtetit ka ndarë momente nga pushimet e tij ku shoqërohet nga e shoqja Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre.
/a.r
Meta publikon video duke u larë në liqenin 2180 metra mbi nivelin e detit on Vidnews.