Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër dhe pluhurit në verë.
Por sot, ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron standardt duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.
“Të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit” – thotë Bashkia e Tiranës.
/a.r