Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka vijuar me publikimin e sqarimeve mbi Reformën në Drejtësi.
Pasi shpjegoi pak ditë më parë funksionimin dhe monitorimin e Vettingut, SHBA shkruan sot se:
“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese.
Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”.
Publikimet e ambasadës janë në vazhdën e sqarimeve pas akuzave të rënda nga opozita dhe Presidenti Ilir Meta, se reforma në drejtësi është e ‘kapur’ nga mazhoranca.
/javanews/a.r