Një 42-vjeçar nga Vlorë është arrestuar pasi ka tentuar të vidhte kasafortën e një banese në Himarë.
Policia thotë se “42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë”.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim. /l.m