Gazetari italian, Larsi Gajser, i cili bëri publik skandalin “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar se do publikojë fakte të reja në lidhje me këtë çështje.
Përmes një statusi në Facebook, gazetari ka njoftuar se nesër do të publikojë informacione të reja në lidhje me skandalin e mëparshëm.
“Maqedonia: Nesër 13 gusht, prej ora 11, në Raido Kapodistrija. Do të kyçem brenda në faktet drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gajser.
Gazeta italiane “La Verita”, e cila njihet për raportimet e detajuara për Maqedoninë e Veriut publikoi pak ditë më parë një material filmik, ku sipas saj tregohej skema e zhvatjes së miliona eurove.
Në videot e publikuara shiheshin euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohej edhe një pjesë nga biseda komprometuese të zyrtarëve maqedonas. /l.m