I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë ditët e fundit, duke shënuar temperatura ekstreme.
Dita e sotme ka qenë përvëluese dhe ka shënuar temperatura rekord për Shqipërinë, duke kaluar 40 gradë Celsius.
Kështu, vlera më e lartë e arritur në vend gjatë kësaj të hëne është shënuar në qytetin e Kuçovës me plot 42°C.
Kjo e dhënë është regjistruar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, që shpërndan dhe një fotografi në “Facebook”, që tregon momentin kur termometri shënon 42°C.
Por të mërkurën vapa merr fund dhe fillojnë reshjet e shiut.
“3 valë të nxehti kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marr fund ditën e mërkurë ku pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë.
Duke bërë që 15 ditëshin e dytë të gushtit vlerat termike të luhaten në 33 gradë afër vlerave normale klimaterike të muajit që ne ndodhemi”, thotë meteorologe Adiola Bani. /l.m