Ekzistojnë dy lloje Shigjetarësh: pasivët e të dobëtit që pranojnë gjithçka pa kundërshtuar dhe origjinalët.
Nëse ti bën pjesë tek rasti i parë, mos humb kohë në leximin e këtij artikulli. Nuk do të thotë gjërat që do doje të dëgjoje, pasi do të të rrënqethej mishi me observimet e sinqerta.
Por herë pas here, mund të thotë gjëra aq të mrekullueshme sa do kërcesh nga lumturia.
Gruaja Shigjetar mund të jetë pak si shumë e sinqertë, pasi e sheh botën ashtu siç është.
Asaj nuk i pëlqejnë gënjeshtrat dhe thuajse, asnjë grua Shigjetar nuk gënjen, përveç rasteve kur ka ashendent Bricjapin. Madje edhe kjo lloj gruaje, nuk është shumë e besueshme kur gënjen.
E duhet ta pranojmë se kjo është një cilësi shumë e mirë.
Shigjetaret janë shumë të pavarura dhe të dy sekset e Shigjetarit mbajnë një lloj distance nga lidhjet familjare.
Kur do që ajo të bëjë diçka, kërkoja por mos u përpiq ta dominosh.
Ajo nuk ka lindur për t’u urdhëruar, urren ta injorosh dhe braktis çdo burrë që kërkon ta burgosë. I pëlqen të jetë e mbrojtur, por nuk i pëlqen t’ia vësh në dukje. Shigjetari nuk do të heqë dorë nga personaliteti dhe pavarësia për asnjë mashkull.
Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse shigjetaret janë në pjesën më të madhe të kohës të divorcuara. Sa më shumë nervozohet, aq më shumë bëhet cinike dhe sarkastike.
Të përballesh me zemërimin e kësaj gruaje nuk është gjëja më e mirë në botë. Si të gjithë Shigjetarët (burra dhe gra qofshin), nuk është një shenjë e tillë që trondit barkën, por nëse e bën, është më mirë të fshihesh derisa stuhia të kalojë.
Lum ai që ka fatin të ketë një grua Shigjetar për mike. Ajo gjallëron festat e tua, do jetë sekret ruajtësja jote më e mirë dhe do jetë gjithnjë krah teje, kur gjithë të tjerët do jenë larguar.
Ajo është ndër të paktat gra që kanë miqtë e fëmijërisë.
Është elegante dhe e sigurt tek vetja. Ka tendenca të jetë pak moskokëçarëse në drejtim të dashurisë, gjë që mund të japë idenë e një gruaje të ftohtë dhe të pandjeshme, por është gabim i madh ta besoni një gjë të tillë! /l.m