Policia e Shtetit ka ndaluar 30-vjeçarin L.T, banues në Prrenjas pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Po ashtu janë proceduar penalisht edhe N.Nj pasi dyshohet se në bashkëpunim me L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale, “Shpërdorimi i detyrës”.
Kanabisi i mbjellur është zbuluar gjatë një kontrolli në terren në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot të Prrenjasit.
Tashmë personat në fjalë do të përmabllen me akuzat në Gjykatën e Elbasanit për veprat penale të kryera.
g.kosovari