Pjesë e aksionit të pastrimit të qyteteve në të gjithë vendin është bërë edhe Kukësi, një bastion historik i të djathtëve i cili tashmë drejtohet nga socialistët.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama që ka ndarë fotot nga ky aksion duke ironizuar edhe protestat e opozitës.
Rama shkruan se punonjësit e bashkisë ishin kthyer në protestues të Lëvizjes “RamaIk”.
Kreu i qeverisë në një postim e tij në rrjetin social “Facebook” thekson se me ikjen e kryetarit po ikin edhe kodrat me plehra falë rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit në vend të molotovëve.
“Me ikjen e kryetarit të Kukësit, që e kishte katandisur bashkinë në një stacion autobuzi, nga ku vejevinin për Tiranë punonjësit e kthyer në protestues të Lëvizjes #RamaIk, po ikin edhe kodrat me plehra nëpër qytet, falë rikthimit të pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve dhe rikthimit në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit, në vend të molotovëve e të gurëve të revolucionit imagjinar👍
#KukësiqëDuam 🤝 #BashkiaqëDuam”, shkruan Rama.