Kur në vend ka nisur aksioni kundër informalitetit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka dalë sot në një konferencë shtypi.
Gjatë fjalës së saj Balluku tha se qeveria i ka shpallur luftë frontale informalitetit, për të garantuar kështu cilësinë e karburanteve.
“Qeveria ka nisur fushate kunder informalitetit. Kemi shpallur lufte frontale kunder informalitetit.
Shqetësuese ngelet mungesa e kapaciteteve monitoruese. Në muajt në vazhdim, inspektorati do të pësojë një rikonstruktim të ri, dhe ngritje të kapaciteteve.
Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe subjekteve”, tha Balluku.
/a.r