Një sherr mes fëmijësh për radhën e lojës në një park në Itali ka përfshirë në debat të ashpër edhe prindërit emigrantë shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se nëna e njërit prej fëmijëve që u zu me një tjetër për radhën dhe kohën në lodrat e parkut u zu me babanë e fëmijës.
Sherri ishte me fjalë, por u dëgjua edhe nga persona të tjerë. Ngjarja nuk u mbyll me kaq, pasi bashkëshorti i gruas nuk e toleroi dot. Ai mblodhi tre shokë dhe vendosi të merrte hak ndaj bashkëatdhetarit.
I shkuan në lokal të nesërmen kur ai ishte duke pirë kafe dhe e dhunojnë keq. Sipas policisë, në vend mbeten shenja gjaku, ndërkohë që shqiptari i dhunuar u dërgua me urgjencë në spitalin San Paolo në Savona
Dhunuesit ikën me një makinë nga vendi i ngjarjes, por nuk shkuan dot larg, pasi u ndoqën nga policia dhe u vunë në pranga.
g.kosovari