Raundi i dytë i Kupës së Italisë u luajt ditën e dielë me disa ndeshje në program, por mes tyre më interesantja ishte ajo mes Beneventos dhe Monzas, duke qenë se bëhej fjalë për një derbi në familje. Në një anë, trajner Filippo Inzaghi, ndërsa në tjetreë Christian Brocchi.
Bashkë kanë luajtur te Milani, por tani u përballën në fushë, në një ndeshje vërtet të çmendur, aty ku Milani i Gattusos barazoi me golin me kokë të portierit Brignoli.
Një shaka pa kripë për SuperPippon, që kishte ditëlindjen të premten dhe që e sheh veten jashtë Kupës. Inzaghi, kujtojmë, festoi 46 vjetorin të premten e shkuar.
/a.r