Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga kontakti me energjinë elektrike këtë javë në Kosovë.
Kontakti me energjinë elektrike u mori jetën dy personave brenda dy ditësh në Kosovë.
Një person nga Suhareka vdiq të mërkurën, ndërkaq tjetri nga Peja të enjten u dërgua në spital, por as ai nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra.