Presidenti rus, Vladimir Putin mori pjesë në një festival të amatorëve të motoçiklizimit që u zhvillua në Sebastol, në Krime.
Edicioni i 11 i festivalit “Hija e Babilonisë” u zhvillua këtë fundjavë. Putin përshëndeti organizatorët për zhvillimin e këtij eventi.
I veshur me xhup lëkure për të respektuar uniformën e motoçiklistëve, Putin e drejtoi vetë motorin, përkrah liderit të grupit.
Presidenti rus vizitoi “Ujqerit e Natës”, një klub motoçiklistësh në Krime, mbështetës të aneksimit të rajonit verior të Ukrainës dhe përkrahës të zjarrtë të Putinit.
“Jam shumë i kënaqur që ju shoh të vijoni këtë traditë. Jeni një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e vendit”, theksoi presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus u shfaq në shoqërinë e liderit të Krimesë, Sergei Aksenov dhe kryetarit të Bashkisë së Sebastopol, Mikhail Razvozhaev.
Putin festoi këtë javë 20-vjetori e ardhjes së tij në pushtet.
/a.r