Katër shqiptarë janë arrestuar sot në Genova të Italisë, pasi ishin pjesë e një bande që merrej me trafik lëndësh narkotike. Policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të pastër, mbi 15 mijë euro cash dhe një pistoletë kalibri gjysmë-utomatik 9×21 me 125 fishekë, shkruajnë mediat italiane. Deri tani nga gjykata janë dhënë 11 masa sigurie “arrest me burg”, si dhe 1 “arrest shtëpie”.
Personat punonin në mënyrë autonome dhe bashkëpunonin me njëri- tjetrin. Të arrestuarit tregtonin drogë në disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo. Ata janë marrë dhe me vjedhje nafte, që u duhej për të mbushur makinat për transportin e drogës. Vjedhja e naftës u bë nga tanke dhe kamionë në zonën e Serra Ricc.
Në fillim u vodh naftë në një kompani që prodhon kontejnerë, mw pas në tanket e automjeteve të parkuar në zona të ndryshme të kompanive. Hetimi filloi në shkurt 2018 kur u identifikua një grup i vogël, të cilët u monitoruan në disa zona të qytetit. Droga vinte nga periferia e Milanos dhe më pas paketohej dhe shitej në Xhenova.Sipas medias italiane, ata e paketonin kryesisht në kuti dhe e fshihnin brenda gropave të ullinjve ose hyrjeve nëntokësore në Bolzaneto./l.m