Kryeministri Edi Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa pamje nga thellësia e ujërave shqiptare.
Shefi i qeverisë ka publikuar disa foto mahnitëse të shkrepura në kaltërsinë e shpellave të Viroit të Gjirokastrës e të Petranit të Këlcyrës.
“Me këtë spektakël të nënujit të Shqipërisë nga misteret e Jonit, në kaltërsinë e shpellave të Viroit të Gjirokastrës e të Petranit të Këlcyrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama teksa poston dhe fotot.