Zv.kryeministri Erion Braçe deklaron se gjatë 10 ditët e fundit Drejtoria e Tatimeve ka bllokuar 22 kompani të mëdha, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur shkelje me diferenca të mëdha.
Sipas Braçes, ata janë bllokuar, ndonëse disa prej administratorëve kanë tentuar t’i shmangen bllokimit duke përdorur njohjet me miqtë në politikë dhe drejtësi.
“Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal, është bërë e gjerë deri në kufijtë e një krimi. Administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda me skema kriminale të kalimit dhe operimit me kasat, ndaluar me ligj.
Ka zbuluar diferenca të thella mes litrave në pompa të shitura dhe litrave të regjistruara në kasat fiskale, diferenca që dëshmojnë evazion fiskal.
Diferenca mijëra ton nga vjeshta 2017 deri sot. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindrakën e fundit.
Të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari kriminale, administratorë të kompanive të karburanteve, të kasave fiskale, miqve dhe shokëve në politike do t’i jepen drejtësisë, pavarësisht emrit të kompanisë, miqve dhe shokëve në politikë, drejtësi dhe jo vetëm.
10 ditët drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka bllokuar aktivitete 22 kompani të mëdha. Disa kanë shlyer detyrimet dhe llogaritë e tyre janë zhbllokuara.
Prej tyre kanë rënë telefona e deputetëve, kryetarë bashkish, edhe disa ministrave. Harxhojnë kohën kot, nuk do t’i paguajë askush, asnjë telefon nuk ju ndihmon dot nga pagesa e detyrimeve”, tha Braçe.