Nga Gazmend Kapllani
Opozita ne Shqiperi akuzon qeverine qe nuk do i hapen negociatat Shqiperise ne Tetor – pasi ka bere c’eshte e mundur qe mos te hapen negociatat dhe pasi ka hedhur ne ere edhe gjene me elementare per jeten politike ne nje vend qe te behet i pranueshem nga BE: pjesemarrjen ne jeten politike. Per te qare dhe per te qeshur bashke.
Me kujtohet nje interviste e Kornilio Kastoriadhit ku e pyeten se cfare mendimi kishte per jeten politike ne Greqi: ”me sa di une” tha filozofi i madh ”jeta politike ne Greqi mbaroi ne shekullin e 4 para Krishtit.
Qe atehere e deri me sot ka patur nje corbe bizantino-otomane qe nuk mund te quhet jete politike ne kuptimin e vertete te fjales”. Ne nuk kemi as shekullin e 4 para Krishtit qe ti bejme pak qejfin vetes. Por mund te pretendojme qe jeta politike e popullit tone mbaroi me vdekjen e Skenderbeut.
Qe atehere e deri me sot ka patur nje corbe bizantino-otomano-enveriste, me ca tipa te peshtire qe hiqen si kryetare partie dhe qe jane gati per karriken dhe bythen e tyre ti vene flaken jo Shqiperise por edhe gjithe dynjase po te kishin mundesi. (Te tjeret, opinioniste, gazetare, intelektuhale jane vecse replika injorante dhe qesharake te kryetarit, qe vrasin edhe nenen e tyre per pak karriere dhe para). Fatmiresisht qe nuk kane mundesi te bejne te dyten.
Ju uroj ngrohje te mbare ne diell vellezer e motra (Tema) /l.m