Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur dëbimin e një shqiptari të Kosovës, duke e cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë.
Nëpërmjet një publikimi në Facebook, ai shkruan se bëhet fjalë për një person i cili është pjesë e një grupi islamik.
Salvini thotë se 43-vjeçari, përbën rrezik për sigurinë e Italisë.
“Kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit.
Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, shkruan Salvini.
/a.r