Tottenham ka konfirmuar dy blerjet e reja të ditës së fundit të merkatos, Ryan Sessegnon dhe Giovanni Lo Celso.
Teksa nuk arriti të bindte Philippe Coutinho-n dhe Paulo Dybala, klubi londinez ka arritur të bëjë dy goditje të bukura në merkato.
Sessegnon do t’i bashkohet Spurs nga Fulham për 34 milionë euro ndërsa Lo Celso ka mbërritur në White Hart Lane në formë huazimi me obligim blerje në fund të sezonit.