Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, Dimitris Avramopoulos është shprehur se Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm.
Avramopoulos, ka mbajtur një fjalim në sesionin e zhvilluar në kuadër të Konferencës së 11-të të Ambasadorëve, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu.
“Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm dhe gjithmonë do të jetë një fqinj i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian”, theksoi Avramopoulos pasi mbrojti idenë se Turqia, që është një fuqi rajonale kyçe, duhet të kthehet gjithmonë nga Evropa.
Ndër të tjera, Avramopulos nënvizoi se Turqia ka pritur 3,6 milionë refugjatë dhe se mirëpret përpjekjet humanitare të Turqisë në këtë drejtim, ku dhe BE-ja do të jetë gjithmonë pranë Turqisë në drejtimin e sfidës në fjalë.
Duke përmendur marrëdhëniet mes vendit të tij Greqisë dhe Turqisë, Avramopoulos, deklaroi se kishte besim se kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të jenë liderë të fortë.
/a.r