Në bashkinë e Kamzës sot në mëngjes ishte kryebashkiaku i ri, Rakip Suli, dhe nëpunësit e thjeshtë të administratës.
Të gjithe drejtorët që punonin me Xhelal Mziun kanë ikur me pushime. Puna e parë që kryebashkiaku socialist do bëjë, është pastrimi i zyrave.
Suli paralajmëron se do të nisë edhe një auditim për bashkinë e Kamzës pasi, siç shprehet ai, shkeljet aty duhet të kenë qenë të shumta.
Ai shprehet se nuk do ta mbajë fotografinë e Ilir Metës, por do të vendosë në mur atë të Ismail Qemalit. Të cilin Suli tregon sesi e gjeti të hedhur në depo Xhelal Mziu.