Ditën e sotme Rakip Suli u fut në zyrën ku më parë Xhelal Mziu drejtonte Bashkinë Kamëz.
Pas këtij akti, nuk mund të mungonte reagimi i kreut demokrat, Lulzim Basha, që përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan:
Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!
Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.
Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.
Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!