Këto pamje të Rakip Sulit, të bëra këtë pasdite brenda zyrës kur rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se ky i fundit ishte përgatitur për të dorëzuar ‘bastionin e demokratëve’.
Zyra është totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët. Përveç asaj të Ilir Metës që u gjet kokëposhtë.
Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahason pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut.