Kryetari i ri i Kamzës dhe këshilltarët e rinj kanë hapur me forcë derën e godinës e cila ishte e mbyllur me çelës.
Ata kanë përdorur daltë dhe çekiç për të hapur derën, pas së cilës qëndronin punonjësit e bashkisë, të “ngujuar” brenda.
Pas disa minutash përpjekjesh dera u hap dhe këshilltarët e rinj u futën brenda në godinë. Ndërsa Kryetari i ri i Bashkisë, Rakip Suli e ka gjetur bosh zyrën e Xhelal Mziut. Ai ndryshoi karrigen duke mos pranuar të ulet tek ajo e paraardhësit të tij. Një detaj që nuk u shpëtoi mediave ishte fotografia e Presidentit Ilir Meta e mbështetur kokëposhtë nga Mziu.
Ndërkohë, Suli tha se punën në krye të Kamzës do ta nisë nga shkollat dhe kopshtet.
Xhelal Mziu ka premtuar më parë se nuk e lëshon zyrën, së paku deri në 13 Tetor.
/a.r