Ndonëse vitet e fundit, saktësisht që nga 2011-a, konflikti civil e ka gjunjëzuar Sirinë dhe rënduar tejmase situatën, jeta në vend përpiqet të vazhdojë.
Adhuruesit e muzikës rrok morën pjesë në një koncert në qiell të hapur në kryeqytetin sirian, Damask, duke dëgjuar cover- a nga grupet ikonike si White Stripes, The Beatles, Led Zeppelin dhe Queen. Sigurisht një event i tillë, është në kontrast të dukshëm me luftën civile në vend.
“Jemi habitur nga numri i njerëzve që e adhurojnë këtë lloj muzike. Këta njerëz e dashurojnë rrokun, i dijnë përmendësh tekstet dhe ndërveprojnë me njëri- tjetrin.”
Koncerti ka tërhequr më së shumti të rinjtë, si një mënyrë shpëtimi dhe shkëputjeje nga realiteti ku jetojnë.
“Pop-i arab është shumë popullor në Siri. Mund ta dëgjosh atë ngado, në të gjitha stacionet e radios, por na mungon muzika rrok ndaj mbetemi shumë të kënaqur që jemi në një koncert të tillë. Kemi ngulur këmbë shumë të vinim këtu.”
Pavarësisht situatës në vend, grupet siriane krijuan një atmosferë të këndshme./l.m