Presidneti Ilir Meta këtë mëngjes ka treguar zgjidhjen e krizës që ka përfshirë politikën e vendin tonë prej disa muajsh tashmë.
Sipas presidentit, zgjedhjet e 13 Tetorit janë e vetmja zgjidhje e krizës dhe i hap rrugë hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për këtë arsye i bën apel partive politike të marrin pjesë në zgjedhje.
“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!”, shkruan Meta në një postim në Facebook. /l.m