Cara Delevingne, 26 vjeç dhe Ashley Benson, 29 vjeç, u martuan në Kishën e vogël, me temë ‘Elvis Presley’ në Las Vegas, e njëjta kishë ku në mars kishin thënë ‘po’ edhe Sophie Turner dhe Joe Jonas.
Të lidhura bashkë prej më shumë se një viti, modelja dhe aktorja, kanë qenë gjithnjë shumë të rezervuara për lidhjen e tyre.
Dalja e tyre e parë zyrtare si çift ishte para pak muajsh, kur Cara Delevingne postoi në Instagramin e saj një video në të cilën puthte me pasion në buzë Ashley-n, në paradën Gay.
Ndërsa një muaj më parë të dyja gratë u fotografuan bashkë, dorë për dore, në rrugët e Saint Tropez.
Nuk dihet data e saktë e dasmës, e cila mund të ketë ndodhur edhe para shumë muajsh.
Lajmi u bë i ditur nga Michael Kelly, pronari i kishës në të cilën u zhvillua ceremonia, i cili tha për ‘The Sun’: “Kërkuan një ceremony të heshtur, por ishin shumë të bindura dhe të lumtura për atë që po bënin, pergatiti Tema)