Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kanë shkëmbyer fjalë të rënda mes vete. Ka qenë Hasani ai që e ka quajtur Pacollin rrugaç, kurse ky i fundit në përgjigjjen e tij e ka quajtur Hasanin abuzues.
Hasani është treguar shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia. Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.
“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, tha ai.
Profesori universitar tha se veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës.
Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë për hajni, dhunim të studenteve dhe duke e quajtur “Hajn-uz”.
“Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapërceje ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e përfaqëson”, shkruan Pacolli.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë intervistës 45/45 në KosovaPress, u tregua shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.
“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, ka thënë Hasani.
Postimi i plotë i Pacollit:
Ky postim përmban përgjigjen time për njëfarë Hajn-uzi, e juve, miqëve të mi ju kërkoj ndjesë. Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, lirisht mund të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional. Ty, hajn-uz dhe ideve tuaja ju vjen erë e keqe ndaj duhesh të pastrohesh për të mos ndotur shoqerinë! Shko e shperlahu nga kjo erë e padurueshme para se me përmend emrin tim apo familjen time. E din ti çka po mendoj, Hajn-uz! Por, pastrohu po ashtu edhe nga proceset e shumta gjyqësore e nga akuzat për dëmet që ja ke bërë kësaj shoqërie. Une vijë nga një familje fshatare bujare që ka gjëneru, jo hajna por njerëz punëtorë, mikpritës, krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë!
Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapercejë ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e e përfaqëson. Arritjet e mia i kam mundësuar me punë mu në qendër të kryeqyteteve perëndimore. Ndërsa për ty Hajn-uz Enver dhe Hasan dihet se origjina e arritjeve tua ngjanë e dyshimtë dhe sigurisht me prejardhje lindore, (me gjithë respektin per Lindjën).
Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato. Nga ana tjetër ti hajn-uz nuk ke dhënë kontribut për këtë shtet (gjithmonë nëse nuk llogarisim kontributin tënd negativ si fabrikues diplomash doktorësh të rrejshëm).
E unë… unë të paktën 5000 paga mujore (mos me i përmend tjerat) për popullin tim, që nga fillimi i vitit 1990 e këndej e tani edhe nga mbi 15.000! Ti e quan të turpshme përgjigjen time ironike ndaj Brnabiqit (ironi të cilën kurrë nuk e ke kuptuar) apo shtrëngimin e dorës me Presidentin Trump! Ti Hajn-uz e ëndërron atë kurse unë e bëj.
Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, më i shkolluar e më punëtor e human se ti! Tani ti Hajn-uz beso ç’ të dush, shih ëndrra e mendo si të më ofendosh edhe më tutje por unë sot (nuk po tregoj më tepër se çfarë … je), por po udhëtoj drejt Londrës për të darkuar me një person të rëndësishem e kthehem për desert me miqtë e mi në Hajvali…(KOha)