Një trafikant droge në Brazil u kap ndërsa po përpiqej të arratisej nga burgu duke u maskuar si vajza e tij 19-vjeçare.
Autoritetet përkatëse në Rio de Janeiro publikuan një video ku i burgosuri në fjalë, 42- vjeçari Clauvino da Silva shfaqet me një paruke, maskë silikoni dhe reçipeta.
Sipas zyrtarëve, vajza mund të akuzohet për bashkëpunim gjatë tentativës për arratisje. I burgosuri, i dënuar me 73 vite e 10 muaj kishte planifikuar ta linte vajzën në qeli ndërsa vetë do të dilte nga burgu i maskuar si e bija.
Me t’u vënë në zbatim plani, rojat dyshuan menjëherë te paraqitja e të burgosurit.
Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Vitin e shkuar, një peruan, drogoi vëllain e tij binjak gjatë vizitës së këtij të fundit dhe e la atë të kryente dënimin në vend të tij. Sidoqoftë, i burgosuri u kap më shumë se një vit pas arratisjes./l.m