Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, në një plazh në jug të California, SHBA.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Encintas, në veri të San Diego, një zonë mjaft e frekuentuar nga serfistët, e cila në momentin e ngjarjes ishte e mbushur me njerëz.
Njëri nga përgjegjësit e ekipeve të shpëtimit, Larry Giles, deklaroi se rrëshqitja e masivit shkëmbor, është erozion natyral i brigjeve.
/a.r