Për shkak për të punimeve për rikonstruksionin e kabinave disa zona në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike. Mësohet se do të stakohet energjia elektrike në datat 5-6 gusht.
Ky lajm bëhet i ditur nga OSHEE përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ndërsa specifikon me detaje oraret dhe zonat ku do ndërpritet energjia.
5 gusht
09:00-15:00
Rruga “Mahmut Xhelili” pranë Hipotekës, rruga “Ali Demi”, zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”, rruga “Mine Peza”, rruga e Durrësit pranë ish- Kafe “Flora”
6 gusht
09:00-15:00
Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”.