Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, dita e sotme ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh, të cilët kanë ardhur nga vendi fqinj, Italia.
Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, tha për ATSH-në se “vetëm në orët e para të mëngjesit kanë ardhur 10 716 pasagjerë dhe 3022 mjete me 5 tragetet që vijnë nga Bari dhe Ankona”.
Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve janë emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë.
“Në portin e Durrësit janë përpunuar 4 targete të linjës Bari-Durrës-Bari dhe 1 traget linjes Ancona- Durrës -Bari. Me këto tragete kanë hyrë 4121 shtetas shqiptarë dhe 1231 mjete, ndërsa kanë dalë nga ky port 850 shtetas shqiptare dhe 180 mjete. Përsa i përket shtetasve të huaj në port gjatë ditës së sotme kanë hyrë 3052 të huaj dhe 894 mjete, ndërsa kanë dalë 2693 shtetas huaj dhe 717 mjete”, sqaroi Nasto.
Sipas tij, është punuar me intensitet të lartë në mënyrë të veçantë nga kapiteneria e portit, policia e kufirit dhe policia e sigurisë së portit.
“Mbi 30 sportele për udhëtarët dhe automjetet janë në gjendje të plotë pune nga policia kufitare dhe emigracionit. Të gjithë aktoret ne port kanë kryer më së miri detyrat si policia kufitare, kapiteneria, dogana, policia e sigurisë portuale, dogana, firma koncesionare dhe ne rrugën kryesore Policia e Shtetit. Një angazhim i përgjithshëm i këtyre institucioneve dhe masa të plota për ti shërbyer sa më mirë fluksit të ditës së sotme e në vazhdimësi”, – nënvizon Nasto
Vetëm gjatë muajit korrik 117.611 qytetarë të huaj dhe vendas kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Durrësit, 85.628 në hyrje dhe 31.983 në dalje.
/a.r