Piloti i Red Bull ka fituar “pole position” e parë në karrierën e tij në Formula 1.
Holandezi e ka realizuar një gjë të tillë falë kohës 1:14.572, një rekord për cirkuitin.
Në vendin e dytë është renditur Valtteri Bottas, 18 të mijtat larg Verstappen, ndërsa në të tretin është pozicionuar Hamilton, me një distancë prej dy të dhjetash.
Zhgënjen përsëri Ferrari, me Leclerc dhe Vettel që do ta nisin Çmimin e Madh të Hungarisë respektivisht nga venti i katërt dhe i pestë.