Ditën e Enjte në Londër nisi një turne pokeri me një rekord të ri botëror, sipas organizatorëve, të shumës së hyrjes ( Buy in), plot 1.2 milionë dollarë.
Janë 54 konkurrentët nga vende të ndryshme të botës që kërkojnë të marrin çmimin e parë, që vlen plot 19 milionë paund. Janë 11 lojtarët të cilit do të largohen me një çmim nga turneu, ndërsa 43 lojtarët e tjerë do të humbasin 1.2 milionë dollarëshin e tyre gjatë 3 ditëve të turneut.
Lojtarët do të paguajnë edhe një tarifë shtesë hyrje prej 50 mijë paund e cila do të shkojë për bamirësi.
Sipas organizatorëve, ky turne është krijuar për të sjellë si argëtim për të apasionuarit pas kësaj loje ashtu edhe prestigj për profesionistët e lojës.
Pra, në turne nuk do të marrin pjesë vetëm profesionistë, por edhe ata që luajnë për qef, këta të fundit do të mund të asistohen gjatë lojës nga lojtarë profesionistë.